8.1 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

E tmerrshme: Në rrjete sociale po shpërndahen video të rreme për Isa Mustafën

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ditë më parë përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus, raporton Gazeta Express.

Që nga ajo ditë, përveç komenteve në të cilat shfaqej gjuhë e urrejtjes ka pasur edhe disa lajme në të cilat pretendohet se lideri i LDK’së ishte në gjendje të rëndë si pasojë e infektimit me COVID 19.

Në rrjete sociale janë shpërndarë edhe disa foto e video të rreme, ku thuhet se kreu i Lidhjes Demokratike ka ndërruar jetë.

Madje, me anë të montazhës janë bashkuar edhe video kur anëtarë të kësaj partie po bënin homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova.

Megjithatë, sipas njoftimit të familjarëve të Mustafës, lideri i LDK’së po vazhdon që të qëndrojë në vetëizolim dhe është në gjendje të mirë./GazetaExpress/

 

Më Shumë

Policia shqiptoi rreth 1,900 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 896 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 12...

E dhimbshme, ky është i riu që vdiq sot në një aksident trafiku në Prizren

Sot rreth orës 12:10 në rrugën “Transiti i Vjetër”, në Prizren është raportuar një aksident trafiku në mes të një motoçiklete, një kamioni dhe një...

Lajmet e Fundit