VV reagon për krizën në Telekom, thotë se shteti po rikapet

VV’ja ka reaguar në lidhje me krizën në Telekom, të cilës ndërmarrje i janë bllokuar xhirollogaritë nga përmbaruesi privat dhe sot i është marrë një pjesë e borxhit.

“Ata që zhvatën, vodhën dhe shkatërruan ndërmarrjet publike po duan edhe t’i falimentojnë ato. Ndërmarrjet që filluan pas 20 vitesh t’i kthehen publikut po tentohet të rikapen sërish dhe me nxitim. Klubi i Stërvjetruar Politik që po e heton fundin tenton të bëjë sa më shumë dëme në ndërmarrjet publike që mezi i kanë shpëtuar politikave të tyre të mbrapshta që u kanë shërbyer vetëm partive të tyre dhe jo qytetarëve. Ndërmarrjet publike duhet të ruhen dhe nuk guxojnë të shkatërrohen. Këta që për vete janë në fund nuk mund të shënojnë fundin e aseteve të shtetit e shoqërisë. Shteti nuk mund të rikapet, qytetarët kanë vendosur”, thuhet në njoftimin e VV’së në Facebook.

Telekomi ka humbur arbitrazhin me ish-operatorin virtual Dardafone.net dhe duhet të paguajë mbi 26 milionë euro.

Më Shumë

Rahoveci vazhdon mbështetjen e fermerëve me pleh artificial

Komuna e Rahovecit ka nisur shpërndarjen e plehut artificial për përfituesit e fazës së dytë të programit komunal të mbështetjes për fermerët. Sipas njoftimit të...

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Lajmet e Fundit