1.5 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Conte: Nuk ka një të çmendur në botë që nuk do ta donte Messin

Trajneri i Interit, Antonio Conte e përshkroi si ‘fantazi e futbollit’ ardhjen e mundshme të kapitenit të Barcelonës, Lionel Messi, megjithëse ai mirëpriti lidhjet e transferimit të argjentinasit në Giuseppe Meazza.

E ardhmja e Messit ka mbizotëruar titujt në javët e fundit, ku gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është gati të braktisë Barcën në përfundim të kontratës së tij vitin e ardhshëm.

Ylli argjentinas më së shumti është lidhur me një transferim te Interi dhe thashethemet janë nxitur edhe më shumë nga babai i Messit.

Mediat raportojnë se babai i lojtarit ka blerë një shtëpi në Milano këtë javë dhe kjo nxitë edhe më shumë zërat për një kalim mahnitës të Mezza.

Conte u pyet për Messin pas fitores së Interit në Serie A 3-0 ndaj Genoas të shtunën dhe përgjigja e tij ishte shumë e qartë.

“Ne po flasim për fantazi të futbollit, situata që për momentin nuk mund të lidhen me Interin. Për shumë arsye”, ka thënë fillimisht Conte për mediat italiane.

“Nuk mendoj se ka një të çmendur në botë që nuk do ta dojë Messin. Por, kjo situatë në të vërtetë është shumë, shumë, shumë larg nga Interi, nga ato që ne po bëjmë dhe ato që ne po përpiqemi të ndërtojmë”.

“Ne kemi nevojë për të krijuar një bazë të fortë, dhe pastaj ndoshta… Unë e përsëris, ky është fantazi e futbollit; megjithatë, më pëlqen fakti që kur futet fantazia në futboll, skuadra që lidhet me të është gjithmonë Interi”, përfundoi italiani.

Më Shumë

Autobusi ndalohet në Vërmicë, kapen mallra të padeklaruara

Në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, një autobus është ndaluar për kontrolle rutinë. Pas deklarimit të vozitësit se nuk posedonte mallra për deklarim, automjeti u dërgua...

Prizreni shpallet “Qyteti Evropian i Sportit 2026” në Parlamentin Evropian

Prizreni ka marrë sot zyrtarisht çmimin “Qyteti Evropian i Sportit 2026” në një ceremoni të mbajtur në Parlamentin Evropian në Bruksel. Vlerësimi vjen pas një...

Lajmet e Fundit