1.3 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

COVID-19 në Kosovë: 8 të vdekur, 220 raste të reja dhe 121 të shëruar

Në 24 orët e fundit në Kosovë tetë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, duke e çuar shifrën totale në 177.

Ndërkohë janë regjistruar edhe 220 raste të reja. Janë testuar 472 mostra në 24 orët e fundit.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 81 raste, komuna e Pejës 23 raste, komuna e Ferizajt 13 raste, komuna e Podujevës 12 raste, komuna e Fushë Kosovës 10 raste, komuna e Lipjanit 9 raste, komuna e Drenasit 7 raste, komuna e Gjakovës 7 raste, komuna e Istogut 6 raste, komuna e Gjilanit 6 raste, komuna e Deçanit 6 raste, komuna e Vitisë 5 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, komuna e Kamenicës 4 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Klinës 4 raste, komuna e Malishevës 4 raste, komuna e Obiliqit 4 raste, komuna e Shtimes 3 raste, komuna e Skenderajt 3 raste, komuna e Prizrenit 2 raste, komuna e Rahovecit 2 dhe komuna e Mitrovicës me një rast.

Numri total i rasteve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 7137, ndërsa raste aktive janë 3086. Kanë vdekur 177 persona, ndërsa janë shëruar 3864. Vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar 121 persona.

Ndërkohë në kuadër të spitaleve dhe klinikave në SHSKUK janë të hospitalizuar 564 pacientë që po trajtohen për COVID-19. Prej tyre 354 janë të konfirmuar me COVID-19. 17 nga pacientët janë në respiratorë, 18 me CPAP dhe 353 me oksigjenoterapi.

Më Shumë

Si janë përdorur fetë nga burrat kundër grave

Nga Ben Blushi Gjatë bisedës që pata në Korcë për promovimin e romanit Jam Musliman fola edhe për karakterin shumë mashkullor të feve. Të gjjtha fetë...

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Fluks i lartë emigrantësh është shënuar në kufirin Shqipëri–Kosovë, me rastin e festave të fundvitit. Qindra mjete dhe drejtues automjetesh nga vendet e Bashkimit Evropian...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit