12.6 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

Komuna e Prizrenit ende në pritje nga Ministria e Shëndetësisë për realizimin e testeve serologjike

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu ka thënë se Drejtoria Komunale e Shëndetësisë që nga data 13 korrik i ka dorëzuar kërkesën zyrtarisht pranë Ministrisë së Shëndetësisë për realizimin e testeve serologjike.

Por, sipas Shehut, ende po presin përgjigjje nga Ministria po qe se do i lejojnë të i bëjnë këto teste, kjo është përgjegjësi e Qeverisë dhe se çdo vonesë do të ketë kosto.

“Ne vazhdojmë të presim, por qytetarët nuk kanë kohë për të humbur, fundja kjo edhe është përgjegjësi e qeverisë por ama çdo vonesë do ketë kosto, e kësaj situate, e cila tashmë po del nga kontrolli kanë filluar ta kuptojnë të gjithë shtetasit e Republikës”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë i Shehut:

Drejtoria Komunale e Shendetesise e Komunes se Prizrenit, qe nga data 13 korrik ka dorezuar kerkesen zyrtarisht prane Ministrise se Shendetesise per realizimin e testeve serologjike. Komuna e Prizrenit – laboratori i QKMF-se ka dy pasije laboratorike per berjen e ketyre testeve. Vetem njera nga paisjet ka kapacitet per 30 paciente ne ore duke perfshire ketu dy teste IgM dhe IgG, njera tregon rezultatin aktual tjetra tregon historikun. Ne si komune kemi ndare buxhet rreth 120.000 euro per furnizim me reagenca per se paku 4.800 paciente. Natyrisht, akoma po presim pergjigje nga ministria e shendetesise nese do na lejojne apo jo berjen e ketyre testeve. Ne vazhdojme te presim, por qytetaret nuk kane kohe per te humbur, fundja kjo edhe eshte pergjegjesi e qeverise por ama cdo vonese do kete kosto, e kesaj situate, e cila tashme po del nga kontrolli kane filluar ta kuptojne te gjithe shtetasit e Republikes.
Jemi ne pritje akoma, me mire vone se kure!

Më Shumë

Të gjitha rrugët e Prizrenit çojnë në “Sezai Surroi” të mërkurën

Bashkimi ka bërë thirrje për mbështetje masive të tifozëve në prag të nisjes së gjysmëfinales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë ndaj Borës. “E mërkurë, gjithë...

Hilë Mosi, patrioti dhe poeti i përkushtuar që i dha zë çështjes kombëtare

Më 22 prill 1885 lindi në Shkodër Hilë Mosi, një nga figurat më të rëndësishme të periudhës së Rilindjes së vonë dhe viteve të...

Lajmet e Fundit