21.8 C
Prizren
E martë, 9 Shtator, 2025

Ndërron jetë regjisori Alan Parker

Alan Parker, regjisori i mirënjohur britanik i filmave të tillë si “Fame”, “Evita” dhe “Bugsy Malone”, ka vdekur në moshën 76 vjeçare.

I nominuari për ‘Oscar’ ka qenë i përfshirë edhe në filma të tjerë si: “Midnight Express”, “Mississippi Burning”, “The Commitments”, “Angela’s Ashes and Birdy”.

Kompozitori Evita, Andrew Lloyd Webber, në rrjete sociale theksuan se Alan ‘kishte qenë një nga të paktët regjisorë që ka kuptuar muzikalet në ekran’.

Alan Parker (Foto: Stuart Wilson/Getty Images)

Regjisori i mirënjohur vdiq të premten pas një sëmundjeje të gjatë.

Ai ka lënë pas vetes bashkëshorten Lisa Moran-Parker, pesë fëmijë dhe shtatë nipër e mbesa.

Alan Parker dhe gruaja e tij, Lisa (Foto: by Ian Gavan/Getty Images)

Pavarësisht se nuk fitoi një ‘Oscar’ për regjinë më të mirë, filmat e tij fituan dhjetë çmime ‘Academy’, si dhe dhjetë të tjera ‘Golden Globes’.

Lindur në Londër në 1944, Alan filloi karrierën e tij në reklamim si një shkrimtar i kopjeve, por u diplomua shpejt për shkrime dhe drejtime reklamash.

Në 1974 ai drejtoi filmin “The Evacuees”, duke fituar një Bafta për ‘best single play’ – i pari nga shtatë çmimet që mori nga ‘British Academy’.

Në vitin 1984 Bafta e nderoi atë me çmimin ‘Michael Balcon’ për kontributin e jashtëzakonshëm që e ka dhënë në kinemanë britanike. /Telegrafi/

Më Shumë

Fillojnë punimet e ujësjellësit në Mamushë, projekti kap vlerën 1,8 milionë euro

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve të fazës përfundimtare të projektit të ujësjellësit për...

Suhareka bëhet kryeqendra e teatrit për pesë net me radhë

Këtë vit, do të mbahet edicioni i gjashtë i Festivalit të Teatrove në qytetin e Suharekës.Nga data 08 deri më 12 shtator, mbrëmjet duhet...

Kosova në rrezik

Lajmet e Fundit