4.4 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Vdes ish-kryetari i KB Prishtina

Klubi i Basketbollit Prishtina, ka dhënë një lajm të keq duke njoftuar se mbrëmë në orët e vona ka ndërruar jetë ish kryetari dhe anëtari i bordit të kësaj skuadre, Veton Kajtazi, shkruan “Zeri.info”.

Njoftimi i KB Prishtina:

Të dashur qytetarë të Prishtinës dhe adhurues të Klubit të Basketbollit Prishtina,

 

Me dhembje të thellë ndajmë me ju lajmin e hidhur se para pak çastesh ndërroi jetë ish kryetari dhe anëtari i bordit të klubit Veton Kajtazi.

Vetoni mbi 3 dekada ishte ndër kontribuesit më të mëdhenj të klubit tonë dhe të tij të zemrës. Mendja dhe zemra e tij gjithmonë punonin për Prishtinën. Intelekti dhe kultura e jashtëzakonshme që zotëronte e kanë veçuar personalitetin e tij në çdo situatë, madje edhe në ditët më të vështira të funksionimit të klubit, për të cilin nuk kurseu asgjë nga vetja.

Energjia, pozitiviteti dhe konstruktiviteti që ai rrezatonte në çdo çast e kanë bërë të jetë njëri nga njerëzit më të dashur dhe më të respektuar të klubit, pikërisht ashtu siç e ka njohur një qytet i tërë i Prishtinës.

Humbja e tij do ta lë një zbrazëti të madhe tek të gjithë ne. Mbi të gjitha do të na mungojë zotnillëku dhe buzëqeshja e tij.

Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes lutemi që shpirti i Vetonit të pushojë ne paqe!.

Vdes ish kryetari i KB Prishtina, Veton Kajtazi

Më Shumë

Junior 06 Moni Bau shpallet kampione e Kupës së Kosovës U16

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kupës së Kosovës në kategorinë U16 për vajza, pasi në finalen e zhvilluar mposhti bindshëm ekipin...

Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një 81-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura gjatë tentimit për të kaluar rrugën në magjistralen Prizren–Gjakovë përkatësisht në fshatin Piranë në...

Lajmet e Fundit