4.9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Mbrëmë në Prizren u mbyllën dy lokale dhe u shqiptuan gjoba në vlerë rreth 1200 euro

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren bashkë me inspektorët komunal dhe inspektorët sanitar nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit kanë mbyllyr dy lokale afariste dhe kanë shqiptuar gjashtë dënime për mosrespektim të masave mbrojtëse kundër COVID-19.

Sipas komunikatës së Policisë, në 24 orët e fundit janë shqiptuar dy dënime për subjekte nga 500 euro dhe katër dënime në vlerë 50 euro për persona fizik.

Përveç dënimeve, janë dhënë edhe 44 vërejtje për subjektet lidhur me mos mbajtjen e distances, 168 fletëparaqitje për gjykatë për kundërvajtje dhe 95 fletëparaqitje për mos mbajte të maskës.

“Gjate zhvillimit të këtij operacioni gjithçka ka shkuar në rregull, dhe njëkohësisht ju informojnë se aktivitetet të tilla do të jenë të përditshme përderisa situata me “Covid 19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të vendimeve të qeverisë”, thuhet në komunikatë./Gazeta Express

Më Shumë

Korisha përkujton 27-vjetorin e Betejës së Kabashit

Sot u shënua 27-vjetori i Betejës së Kabashit, një nga betejat më heroike të UÇK, me një manifestim të organizuar ku morën pjesë veteranë,...

Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, policia shqiptoi 807 dënime

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm i rasteve kanë përfunduar...

Lajmet e Fundit