4.1 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Qeveria Hoti shkarkon bordet e Qeverisë Kurti në katër ndërmarrje publike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka mbajtur mbledhjen e 19-të me radhë, ku në këtë mbledhje mori vendim për shkarkimin e bordeve të përkohshme të drejtorëve në katër ndërmarrje publike.

Sipas njoftimit për media, Qeveria Hoti ka shkarkuar bordin e drejtorëve të: Ndërmarrjes Publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Prishtina” Sh. A.; Ndërmarrjes Publike Qendrore NPH “Ibër – Lepenc” Sh. A.; Ndërmarrjes Publike “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A. dhe Ndërmarrjes Publike KRU “Hidroregjioni Jugor”, Prizren Sh. A.

Qeveria ka emëruar po ashtu anëtarët e rinj të bordet e përkohshme në këto ndërmarrje si vijim:

1. Bordi i Përkohshëm i NP, KRU “Prishtina”, në këtë përbërje:
Labinot Dedushi, Kryesues, Drejtor;
Agim Miftari, Drejtor;
Arlind Haziri, Drejtor;
Linda Spahiu, Drejtore.

2. Bordi i Përkohshëm i NPH “Ibër Lepenc” Sh. A., në këtë përbërje:
Marigona Hamdija, Kryesuese, Drejtore;
Aferdita Llumnica, Drejtore;
Enver Rrustemi, Drejtor
Dejan Radojkoviq, Drejtor.

3. Bordi i Përkohshëm i NP “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A., në këtë përbërje:
Hysen Fazliu, Kryesues, Drejtor;
Egzon Berisha, Drejtor;
Petrit Ibraj, Drejtor;
Fatime Grajcevci, Drejtore.

4. Bordi i Përkohshëm i NP Kompania Rajonale e Ujësjellësit – KRU “Hidroregjioni Jugor” Prizren Sh. A., në këtë përbërje:
Zambeze Guraziu, Kryesuese, Drejtore;
Edmond Hoxha, Drejtor;
Mirzet Dzogovic, Drejtor;
Agron Shala, Drejtor.

Në këtë mbledhje pika e parë që mori miratimin e Qeverisë së Kosovës ishte vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë nr. 13/15 të datës 22 korrik 2020, për themelimin e Komitetit Ndërministror për përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Me këtë plotësim-ndryshim anëtar i Komitetit Ndërministror është edhe Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit. Ky vendim është pjesë përbërëse e vendimit të Qeverisë nr. 13/15 të datës 22 korrik 2020. /Telegrafi/

Më Shumë

Gjesti kritikon estradën: Ma keni prishë veshin me tallava moderne

Artisti i njohur, Gjesti, ka shfaqur së fundmi kritika të forta ndaj kolegëve të tij në estradë, duke ndezur debate mes ndjekësve për gjendjen...

Pa pranga

Shkëlzen Çoçaj Liria nuk gjykohet, ajo merr frymë si era n’male. S’njeh pranga, as dyer t’mbylluna. E vërteta nuk fabrikohet, ajo lind n’dritë. Ecë zbathun mbi gurë, por kurrë s’e humb udhën. E...

Lajmet e Fundit