“Marrëveshja” – film për bisedimet Kosovë – Serbi

f1_13marreve1384331136Kompania daneze e filmit “Bullitt Film” ka realizuar filmin “Marrëveshja”. Ky film dokumentar i regjisores daneze Karen Stokkendal Poulsen, trajton procesin e bisedimeve teknike mes Republikës së Kosovës dhe të Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.Në film janë paraqitur momente nga procesi negociator për dy nga marrëveshjet e arritura, të marrëveshjes së IBM-it dhe atë të bashkëpunimit rajonal. Filmi trajton edhe kontekstin historik të çështjes së Kosovës si dhe përshkruan biografitë e kryenegociatorëve të tria palëve, Kosovës, BE-së dhe Serbisë. “Marrëveshja” u shfaq këto ditë në Kopenhagë. në kuadër të Festivalit të Filmit dokumentar CHP-DOX.

Pas premierës së filmit, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri së bashku me ish-ndërmjetësin e BE-së Robert Cooper dhe regjisoren Karen Stokkendal Poulsen, mori pjesë në debatin e organizuar me këtë rast.

Më Shumë

LVV-ja në Prizren mban tubim me gra dhe vajza

Lëvizja Vetëvendosje - Qendra në Prizren ka organizuar një tubim me gra dhe vajza, ku morën pjesë përfaqësuese dhe kandidatë të kësaj partie. Në këtë...

Destan Gashi shpallet “Artisti i Vitit 2026” në Rahovec

Artisti Destan Gashi është vlerësuar me çmimin “Artisti i Vitit 2026”, në një aktivitet të organizuar në Zoçishtë, ku u hap edhe ekspozita e...

Lajmet e Fundit