Agolli pret fjalor për ta kuptuar shqipen e sotshme!

DritëroAgolli-shkrimtarLibri “Fjalori rimor i Dritëro Agollit” me autor Mina Geron, pas promovimit të një ditë më parë në Shkodër, është promovuar dje edhe në Tiranë nga shtëpia botuese “Toena”.  Autori i librit Mina Gero është shprehur se tek vargu i poetit Dritëro Agolli ka mundur të vërejë “edhe të fshehtat e nivelit fonetik, lojën me tingullin dhe grupet e tyre, alternimet që bën poezia për t’u ngritur në lartësinë e shprehjes”.Për Fjalorin rimor… “  të poetit, Mina Gero është shprehur se e ka kaluar në filtrin gjuhësor, ndërsa shkrimtari Dritëro Agolli ka bërë thirrje dje se gjuha shqipe duhet të mbrohet nga fjalët e huaja dhe duhet ruajtur.

Agolli ka folur gjatë promovimit të librit se “Nëse vazhdohet kështu, besoj që duhet të kemi një fjalor ta lexoj  këtë lloj shqipeje, nëse ndonjëri do të jetojë 100, apo 150 vjet, sepse është bërë përshesh. Po të dalësh në pazare e të numërosh dyqanet janë plot me fjalë të huaja…, po veri emrin e një mali, një lumi….E kam fjalën që gjuha shqipe duhet ruajtur”, tha ndër të tjera Dritëro Agolli.

Duke u ndalur tek poezia, Dritëroi tha se edhe poezia ka ndryshuar, nuk mund të themi se shkruajnë të gjithë me rimë, madje rima është rralluar, tani e domosdoshme në poezi është muzika, se ajo plotëson edhe rimën”.

Mes të tjerash shkrimtari shtoi se “edhe pse poezia ka ndryshuar, ka edhe poetë që shkruajnë me rimë, dhe që kanë marrë edhe çmime nobel”.

Fjalori rimor i studiuar nga Gero përmes pasurinë rimore të poezisë së Dritëro Agollit, pasqyron pasurinë gjuhësore që është hedhur në përdorim në funksion të rimës.

Më Shumë

Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

Familjari i imamit të vrarë në fshatit Zlipotok të Komunës së Dragashit, Benjamin Tairovci ka thënë se i ndjeri ka pas kërcënime të vazhdueshme...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit