4.7 C
Prizren
E hënë, 2 Mars, 2026

Nuk respektuan vendimet e Qeverisë, ndalohen tetë persona në Prizren

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 8 persona në Prizren, të cilët nuk kanë respektuar vendimet e qeverisë për luftimin e pandemisë COVID-19, raporton PrizrenPress.

Në raportin 24-orësh të policisë është njoftuar se tetë personat janë ndaluar në pesë raste të ndryshme, ndërsa lënda ndaj tyre është inicuar me procedurë të rregullt.

Rastet e plota sipas raportit 24 orësh të policisë:

· Rr. Bekim Berisha , Prizren 06.08.2020 – 02:10. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, për kufizim të lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Rr. Gani Saramati, Prizren 07.08.2020-14:35. Është raportuar se është hapur rast ndaj te dyshuarit mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka rënë në kundërshtim me vendimin e lëshuar nga qeveria duke u shërbyer klientëve në hapësirë të mbyllur. I njëjti është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

· Rr. Gani Saramati, Prizren 07.08.2020-14:35. Është raportuar se është hapur rast ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka rënë në kundërshtim me vendimin e lëshuar nga qeveria duke u shërbyer klientëve në hapësirë të mbyllur. I njëjti është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

· Rr.Tirana, Prizren, 07.08.2020-19:00. Ndaj katër te dyshuarve meshkuj kosovarë është iniciuar procedurë pasi që të njëjtit nuk i janë përmbajtur dispozitave shëndetësore gjate epidemisë dhe vendimeve te qeverisë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Rr.Muharrem Hoxhaj, Prizren, 07.08.2020-23:30. Është raportuar se është hapur rast ndaj te dyshuarit mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka rënë në kundërshtim me vendimin e lëshuar nga qeveria duke mbajtur hapur lokalin në kohen kur është ndalimi i lëvizjes së qytetareve. I njëjti është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Totaj pret kolonelin Federico Mora

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në një takim njoftues Kolonelin Federico Mora, komandantin e ri të Komandës Rajonale Perëndimore të...

Akrepat lëvizin një orë para, në këtë ditë ndërrohet ora

Në vitin 2026, kalimi në orën verore do të ndodhë më herët krahasuar me vitin paraprak. Akrepat e orës do të zhvendosen përpara në...

Lajmet e Fundit