Malishevë, sot asnjë rast i ri me COVID-19

Sot nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus në Komunën e Malishevës.

Kjo është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin zyrtar me Komunën e Malishevës dhe në publikimin e rezultateve të analizave të testeve për COVID-19 nga IKSHPK.

Pavarësisht se nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19, shtabi komunal emergjent iu bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë në përpikëri të gjitha rekomandimet dhe masat e institucioneve përgjegjëse shëndetësore në vend.

Situata me COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës, pavarësisht rasteve, vazhdon të mbetet në kontroll, por është i domosdoshëm zbatimi i masave mbrojtëse/PrizrenPress.com/

Më Shumë

LDK në Prizren uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Dega e LDK-së në Prizren ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku...

Rahoveci nderon në 27-vjetor dëshmorët e rënë në betejën e Hamocit

Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Rahovec janë zhvilluar sot homazhe dhe përkujtime për dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, të cilët...

Lajmet e Fundit