4.2 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Bilanci me Covid-19 në Kosovë: 341 të vdekur dhe mbi katër mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Ka shkuar në 10 mijë e 419 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Që nga marsi kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus e deri më sot, në Kosovë numërohen 10 mijë e 419 persona të infektuar me COVID-19.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar edhe 172 raste të reja me koronavirus.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, brenda ditës kanë ndërruar jetë 14 persona dhe deri më tani në vendin tonë kanë ndërruar jetë 341 persona të cilët ishin të prekur me koronavirus, por që vuanin edhe nga sëmundje të tjera.

Po ashtu, IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 114 persona nga koronavirusi dhe numri i përgjithshëm i personave të shëruar është 6 mijë e 58.

Bazuar në këto të dhëna të IKSHPK-së, aktualisht në tërë Kosovën janë 4 mijë e 20 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket gjendjes nëpër komuna, Prishtina prin me numrin më të madh të rasteve dhe se vetëm brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 78 raste të reja.

Më Shumë

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Dubravë të Suharekës, vjedhin para e stoli ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Dubravë të Suharekës. Siç edhe bëhet e ditur në raportin e Policisë, ankuesi ka...

Dalja në zgjedhje arrin 28.97% deri në orën 15:00, më e lartë se në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat preliminare për pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00, duke u bazuar në rezultatet e ardhura...

Lajmet e Fundit