30 ditë paraburgim për prizrenasin që e rrahu bashkëshorten

Gjykata Themelore në Prizren ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve për prizrenasin A.I., pasi ai dyshohet se e ka përplasur bashkëshorten për mjete të forta.

Masa e paraburgimit, sipas Gjykatës, vlen nga 6 gushti deri më 5 shtator.

A.I. dyshohet se e ka përplasur bashkëshorten për mjete të forta dhe i është drejtuar me fjalë të rënda. Është thënë se ekziston rreziku i përsëritjes së veprave tjera penale të kësaj natyre nga i pandehuri dhe për çka mund të vijë edhe deri te pasoja më të rënda. Për këtë arsye Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka caktuar masën e paraburgimit.

“Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale A.I. nga Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale dhuna në familje nga neni 248 para.1 dhe 2 të KPRK-së, si dhe veprës penale, lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par. 3 nën para.3.1 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 06.08.2020, e cila masë do të zgjasë gjer më datën 05.09.2020”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit