7.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Rusia aprovon vaksinën e parë kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Rusië ka dhënë aprovimin për vaksinën e parë në botë kundër COVID-19, të zhvilluar nga Instituti Gamaleya në Moskë, më pak se dy muaj pasi është testuar te njerëzit, ka njoftuar të martën presidenti i Rurisë, Vladimir Putin, shkruan agjencia Reuters.

Duke folur në takimin e Qeverisë, Putin, ka thënë se vaksina është e sigurt dhe se i është dhënë një prej vajzave të tij.

“E di se ka qenë mjaft efikase, formon një imunitet të fortë, dhe e përsërisë, ka kaluar gjitha kontrollohet e nevojshme”, ka thënë Putin. Ai ka shtuar se shpreson së shpejti të fillojë prodhimi në masë i vaksinës.

Lëvizja hap rrugën për prodhimin masiv ndonëse faza finale e testimeve klinike për të testuar sigurinë edhe efikasitetin po vazhdon.

Shpejtësia me të cilën Rusia ka lëvizur për të aprovuar vaksinën është vendosmëri për të fituar garën globale për një prodhim efikas, por ka nxitur shqetësimin se mund të jetë vendosur krenaria nacionale para shkencës dhe sigurisë.

Rusia ka thënë se prodhimi në masë do të fillojë nga shtatori dhe vaksinimi pritet të fillojë në tetor.

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duerte, të martën ka thënë se ka besim të madh në vaksinën e Rusisë.

Rusia të martën ka raportuar për 4945 raste të reja me koronavirusin e ri, duke çuar shifrën totale në 897.599. Po ashtu janë regjistruar 130 të vdekur, ndërsa shifra totale ka shkuar në 15.131.

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Karamanoglu Mehmetbey nga Turqia

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti Karamano?lu Mehmetbey nga Turqia, sot kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Siç bëhet e ditur sipas njoftimit, marrëveshja është...

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Lajmet e Fundit