11.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

De Ligt operohet për ditëlindje, 3 muaj jashtë fushave

Matthijs De Ligt mbushi sot 21 vjeç. Një ditëlindje që mbrojtësi holandez e kaloi në sallën e operacionit.

Ai iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në shpatull, ku kishte një problem që e shqetësoi për pjesën më të madhe të sezonit.

Mbrojtësi holandez mbërriti që mbrëmë në kryeqytetin italian, Romë, i shoqëruar nga e dashura e tij, Annekee Molenaar dhe mjeku Luca Stefanini.

De Ligt do të duhet të ndjekë një protokoll rehabilitimi prej rreth tre muajsh. Kthimi i tij në fushë pritet të ndodhë në tetor në nëntor.

“Këtë mëngjes, – thuhet në njoftimin për shtyp të klubit të Juventusit, – Matthijs de Ligt iu nënshtrua operacionit për të stabilizuar shpatullën e tij të djathtë në klinikën UPMC Salvator Mundi në Romë. Operacioni i kryer nga Dr Volker Mushal, i ndihmuar nga mjekët Bryson Lesniak dhe Fabrizio Margheritini, në prani të menaxherit shëndetësor të Juventusit, Luca Stefanini, kaloi me sukses të plotë. Koha e rikuperimit do të jetë rreth 3 muaj”.

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren zhvillon takim mobilizues me strukturat e saj

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me përfaqësuesit e pikave të saj, në kuadër të organizimit dhe koordinimit të...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Lajmet e Fundit