1.7 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Zafir Berisha përkujton dëshmorin, Remzi Ademaj-“Petriti”

Ish- komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka përkujtuar dëshmorin e kombit, Remzi Ademaj-“Petriti”.

“Remziu ra për të mos vdekur kurrë në momentet vendimtare për UÇK-në”, shkruan Berisha në Facebook.

“Para 22 vitesh, duke u kthyer nga një takim në SH.P i UÇK-së në Kleçkë, ku ishte me detyra të veçanta, me 15.08.1998 në udhëkryqin e fshatit Nashec bie në pritë të forcave serbe komandant Remzi Ademaj-Petriti, kurse plagosen rëndë Shukri Quni e Sami Saitaj-Shqiponja”, kujton Berisha.

“Xhevet Berisha që ishte në shoqërim të Petritit, me luftë e shpërthen pritën e trefishtë, duke marrë me vete njërin nga të plagosurit rënd Shukriun, të cilin e sjellë deri në Zonën e lirë të UÇK-së”.

“Xhevati nga fushëbeteja largohet me brengën se përpos Petritit ka mbet i vrarë edhe ‘Shqiponja’, i cili ishte plagosur rëndë ku me ndihmën e fshatrave të fshatit Nashec, Kobaj dhe Vlashnje në mëngjesin e 16.08.1998 sillet në spitalin ushtarakë në Malësi të Vrrinit bashkë me trupin e pajetë të kom. Petritit i cili u varros me nderime të larta ushtarake”.

“Remziu ra për të mos vdekur kurrë në momentet vendimtare për UÇK-në, kur ishte duke u bërë transformimi i ushtrisë nga Njësite dhe Shtabe Lokale në Brigada dhe Zona Operatve”.

“Ne bashkëluftëtarët e komandat Remzi Ademajt-Petriti humbjen e tij e shndërruam në forcë dhe luftën për lirin e Kosovës e vazhduam me shumë beteja e aksione deri me 12 qershor 1999 ku përfundimisht okupatori serbo-sllavë dhe argatët e tyre kapitulluan dhe Kosova filloj të frymoi lirishtë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rahoveci 029 forcohet para duelit me Vëllaznimit

Një ditë para ndeshjes së rëndësishme me Vëllaznimin në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, skuadra Rahoveci 029 është forcuar në pozitën e...

Tentim vrasja në Nashec të Prizrenit, këta janë viktima dhe i dyshuari

Një person është plagosur sot në fshatin Nashec të Prizrenit. Burimet e Klankosova.tv mësojnë se viktima në këtë rast është A.Gutaj, i cili sipas mjekëve...

Lajmet e Fundit