Pas intervistimit, të dyshuarit për manipulim të votave mbrohen në liri

Rinumerimi-kutiteProkuroria e Kosovës i ka intervistuar tre të dyshuarit për keqpërdorimin e votave gjatë numërimit në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Por, pas intervistimit, Prokuroria ka propozuar që tre të dyshuarit të mbrohen në liri.

“Të dyshuarit janë intervistuar nga prokurori, i cili pas mbledhjes së provave të gjertanishme ka kërkuar që të dyshuarit të mbrohen në liri, ndërsa hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në këtë njoftim, Prokuroria ka dhënë disa detaje se pse janë ndaluar tre të dyshuarit që kanë punuar në QNR.

“Pas dyshimeve të bazuara se tre zyrtarë të Qendrës së Numërimit të Votave kanë falsifikuar rezultatet e votimit gjatë numërimit të votave, duke kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, nga neni 219 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Prokurori i Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Republikës së Kosovës, kanë filluar hetime lidhur me këtë rast”.

“Prokurorët e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës kanë vepruar dhe do të veprojnë me urgjencë ndaj të gjitha rasteve që paraqiten në lidhje me veprat penale kundër të drejtave të votimit, si dhe do të arrestojnë dhe ndalojnë secilin person që keqpërdor ose tenton të manipuloj votën”.

Më Shumë

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Lajmet e Fundit