Bitcoin arrin vlerën më të lartë në 13 muaj

Bitcoin ka arritur vlerën më të lartë brenda një viti të hënën. Vlera e tij ka shënuar rritje konstante që nga marsi, ku i është trefishuar vlera.

Vlera e kriptovalutës më të madhe u rrit për 4.4%, në 12,424 dollarë. Kjo është vlera më e lartë që nga korriku i vitit 2019.

Bitcoini ka pësuar rritje për 70% këtë vit, duke e bërë kështu njërën nga asetet më të fuqishme, shkruan Reuters.

Rënia e kësteve të interesit dhe programeve të mëdha të blerjes së bonove nga bankat qendrore në botë kanë rritur kërkesën për kriptovaluta, duke u parë nga investitorët si mbrojtje kundër inflacionit për shkak të furnizimit të tyre të pavarur.

Më Shumë

Dy çifte u kapën duke votuar në të njëjtën kabinë në Mamushë

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në këtë qytet, kryesisht ka pasur ecuri të...

Në Rogovë të Hasit përkujtohet Komandant Lleshi

Në Rogovë të Hasit është përkujtuar heroi i kombit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike. Me këtë rast, kryetari...

Lajmet e Fundit