7.9 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Ndërron jetë gjinekologu Burim Krasniqi, ishte i sëmurë me COVID-19

Ka ndërruar jetë gjinekologu Dr. Burim Krasniqi pas përballjes me sëmundjen COVID-19.

I ndjeri ka qenë duke u trajtuar që disa ditë në mjekimin intensiv qendror në QKUK, pasi i ishte komplikuar gjendja nga coronavirusi, shkruan Gazeta Shneta.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe kolegët, drejtori i Klinikës Dr. Jakup Ismajli dhe dr. Ilir Azizi.

“Shoku im më i mirë… Dr. BUKI (Burim Krasniqi) Nder të kem një mik e koleg sikur ti. Në luftë me shumëçka dole triumfues, e besoja që do dalësh edhe në këtë. Ke qenë shembull për të gjithë. Gjithmonë do të kujtojmë. Ngushëllime familjes dhe kolegëve. Pusho i qetë shoku im. Qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën punove dhe e ke dashur gjithmonë”, ka shkruar Ismajli.

“Zoti ne xhenet te drejtoft shoku jem”, ka shkruar Dr. Ilir Azizi.

Krasniqi është mjeku i shtatë që kanë ndërruar jetë pas infektimit me COVID-19 në Kosovë.

Më Shumë

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në një nga lagjet më të kërkuara të Prizrenit, ofrohet për shitje banesa moderne me sipërfaqe 136 m², e pozicionuar në katin e 5-të...

Inspektohet kanalizimi në rrugën “Tahir Meha” në Prizren

Ekipet e KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. kanë realizuar inspektimin e rrjetit të kanalizimit në rrugën “Tahir Meha” në Prizren, në kuadër të intervenimeve të...

Lajmet e Fundit