Willian: Projekti i Arsenalit më bindi, ja çfarë më tha stafi drejtues

Blerja më e re e Arsenalit, Willian, vazhdon të japë intervista për kalimin e tij nga Chelsea te “Topçinjtë”. Sot, braziliani ka zbuluar një tjetër detaj në lidhje me transferimin e tij.

“Kisha shumë oferta në tavolinë, nuk dija se ku do ta vazhdoja karrierën. Arsenali më ofroi një kontratë tre vjeçare dhe kjo gjë më pëlqeu menjëherë.

Doja të firmosja për një skuadër ku isha pjesë e një projekti, projekt të cilin Arsenali e ka. Trajneri Arteta më tha se fillimisht duhet të kualifikohemi për në Champions League dhe të tentojmë ta fitojmë para se unë të largohem”, zbuloi sulmuesi brazilian.

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit