Në njërin nga këto dokumentet zyrtare serbe, përmendet edhe bashkëpunimi i Prokurorisë serbe me EULEX-in për ta dërguar dëshmitarin X-1, në vendin e ngjarjes për të treguar për mbetjet mortore të Ukshin Hotit në fshatin Lubeniq.
Redaksia e “Udhëve” ka kërkuar përgjigje nga EULEX për rastin e Ukshin Hotit. Pyetjet tona ishin mjaft konkrete dhe në detaje. 1. RTK eshte duke bere nje emision per vrasjen e Ukshin Hotit. Kemi siguruar deshmi qe nje deshmitar i mbrojtur X-1 ne organet e drejtesise ne Beograd ka dhene deshmi per vrasjen e Ukshin Hotit. A jeni ne dijeni ju si Eulex per kete kete deshmitar? 2. A keni pasur bashkepunim me organet e hetuesise se Beogradit qe ta sjellni kete deshmitar ne vendin ku eshte kryer krimi ndaj Ukshin Hotit? 3. Me konkretisht a ka qene deshmitari X-1 ne vendin e ngjarjes se krimit? 4. Nese ka qene, a keni mundur te zbuloni gje rreth vrasjes se Ukshin Hotit? 5. Nese keni qene ne dijeni pse nuk ka asnje informacion nga EULEX rreth kesaj ngjarjeje?
Përgjigjet fatkeqëisht nuk ishin përgjigje. EULEX na tregon për statistika. Për Ukshin Hotin, EULEX thotë se mbetet një prej më shumë se 1640 personave për të cilët nuk është dhënë llogari në Kosovë. Pastaj EULEX vazhdon të na tregojë për përgjegjesitë e tyre dhe rolin e tyre dhe si bashkëpunimin e tyre me institucionet vendore të drejtësisë: “Ekspertët e EULEX vazhdojnë të punojnë bashkë me homolgët tonë local në Institutin e Forensikës medicinal për ta determinuar fatin e personave të pagjetur për të ofruar ekspertizë në identifikimin e varrezave masive që nuk dihen dhe ekshumimin dhe identifikimin e viktimave nga konflikti në Kosovë. Prej fillimit të mandatit të EULEX deri më 14 qershor I ka realize 653 operacione në terren për t’i lokalizuar personat e pagjetur dhe ka identifikuar të mbeturat e 456 personave, prej të cilëve 316 ishin të humbur.” Më pas na japin një këshillë: Për cdo pyetje për organet e drejtësisë së Serbisë, ju lutem adresojuni atyre direkt. Pas kësaj vazhdojnë të na tregojnë që më 15 qershor 2018 funksionet gjyqësore ekzektuive të EULEX e kanë përfundu punën e tyre dhe autoritetet e Kosovës e kanë marrë përgjegjësinë mbi vete për investigimin, prosekutimin dhe gjykimin e rasteve në të gjitha nivelet. Dhe prap na japin statistika se sa dosje I kanë dorëzuar tek institucionet vendore të drejtësisë me të përfunduar mandatin. Në dhjetor 2018 EULEX e ka konkluduar dorëzimin e 495 dosjeve të krimit të organizuar, 434 dosje policore të krimeve të luftës, dosje për persona të zhdukur, dosje tjera gjyqësore të dorëzuara vetëm nga EULEX dhe më shumë se 1400 dosjeve të prokurorisë tek autoritet e Kosovës. Prandaj ne kishim pasur dëshirë t’ju sygjerojmë juve që t’I adresoni pyetjet e juaja direkt tek autoritetet e Kosovës. Dhe në fund të përgjigjeve të tyre EULEX tregojnë se si janë duke e monitoruar sistemin e drejtësisë në Kosovë.