Haskuka, Zafirit: Gjunjëzohem vetëm para prindërve dhe Zotit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka mohuar se është gjunjëzuar para kryetarit të Nismës, Zafir Berisha.

“Nuk jam gjunjëzuar dhe nuk do të gjunjëzohem para askujt, pos Zotit dhe prindërve të mi, gjunjëzim falënderues”, shkruan Haskuka në Facebook.,transmeton “PrizrenPress”.

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka thënë se Mytaher Haskuka është gjunjëzuar para tij dhe Nismës në zgjedhjet e fundit lokale.

“Mbi 10 herë ai me Jeton Jagxhiun ka ardhur dhe është gjunjëzuar para meje dhe Nismës për ta mbështetur, kur të tjerët as që pranonin ta takonin sepse e kishin ditur më mirë se unë se ky njeri se meriton as kafe me pi e jo për ta mbështetur për kryetar të Prizrenit”, ka thënë Berisha.

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Lajmet e Fundit