Rezervat e gjakut, gjendja është stabile në Prizren

Në Njësinë Rajonale të Tranfuzionit të Gjakut të Prizren thonë se aktualisht gjendja me rezervat të gjakut është stabile.

Shefi i këtij shërbimi, Shasivar Sallahu për KosovaPress thotë se për shkak të pandemisë ka rënë numri i dhuruesve të gjakut.

“Rezervat në përgjithësi janë të mjaftueshme për të siguruar trajtimin e pacientëve që trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Por në mënyrë të vazhdueshme apelojmë tek të gjithë ata që gëzojnë shëndet të mirë që së paku dy herë në vit të dhurojnë gjak në mënyrë që ne të mos kemi probleme rreth sigurimit të dozave të mjaftueshme për trajtimin e të gjithë pacientëve që kanë nevojë për këtë produkt më se të rëndësishëm… Në këto rrethana të pandemisë ka ndikuar që numri i dhuruesve qoftë familjar apo vullnetar për arsye të shumta ka rënë, kështu që ne ballafaqohemi me mungesë të mjaftueshme por gjithsesi nuk ka ndodhur që pacientët që ndodhen në repartet tona të pësojnë për shkak të produkteve të gjakut”, theksoi ai.

Kujtojmë se që nga përhapja e koronavirusit në Kosovës vazhdimisht është bërë thirrje për dhurim të gjakut pasi shpesh rezervat e gjakut në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut kanë qenë të ulëta./kp

Më Shumë

Nis ndërtimi i rrethrrotullimit të ri në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në lagjen "Dardania" të Prizrenit, projekt i cili synon përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e...

Aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie në Dragash, ngarkohen se dërguan aparate të vjetra të fotokopjimit në shkolla në vend të pajisjeve të...

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë...

Lajmet e Fundit