Pandemia ka ndikuar edhe në sektorin e hotelerisë në vend

Që nga muaji mars në Prevallën dikur shumë të frekuentuar, mungojnë vizitorët, duke bërë që restorantet ta pakësojnë numrin e punëtorëve.

Ndërsa qytetarët thonë se duhet të punohet më shumë në edukimin e popullatës për masat kundër Covid, ndërsa të merren shembull vendet e tjera në organizimin e punës në fushën e turizmit.

Prevalla në stinën e verës ishte destinacioni kryesorë i shumë qytetarëve nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe vendeve të rajonit. Por kjo periudhë në të cilën po kalon vendi, ka bërë që numri i vizitorëve të bie në më shumë se 80%, duke vënë në pikpyetje mbijetesën e rreth 10 objekteve hotekiere në këtë vend, raporton RTK.

Në Prevallë shumica e qytetarëve që e vizitojnë këtë vend kanë problem shëndetësore. Kufizimi I orarit dhe moslejimi I personave në ambjentet e brendshe na e ka vështirësuar shumë punën thonë përfaqësuersit e hotelerisë.

E ata që e vizitojnë më shpesh këtë vend, kërkojnë që organet kopetente të merren më shumë me edukimin e popullatës me masat e pandemisë.

Si të gjithë sektorët e ekonomisë edhe hoteleria kërkon nga ligjvënësit të kalojnë në kuvend pakon emergjente , pasi ata mëndojnë se do të arrijnë që të mbijetojnë me bizneset e tyre.

 

Më Shumë

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Lajmet e Fundit