14.2 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Hoti: Vepra e heroit Ismet Jashari do të jetojë përherë

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka përkujtuar se sot bëhen 22 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës, Ismet Jashari – Kumanova.

Sipas Hotit, vepra e heroit Ismet Jashari – Kumanova do të jetojë përherë dhe mbetet udhërrëfyes për një të ardhme të ndritur dhe të sigurt për Kosovën.

“Sot bëhen 22 vite nga rënia e Heroit të Kosovës, Ismet Jashari – Kumanova. Lufta jonë ishte dhe mbetet e drejtë, pasi që ishte luftë për liri dhe pavarësi. Vepra e heroit Ismet Jashari – Kumanova do të jetoj përherë dhe mbetet udhërrëfyes për një të ardhme të ndritur dhe të sigurt për vendin tonë”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

Më Shumë

Lumnije Rakaj kandidon për deputete nga radhët e PDK-së

Lumnije Rakaj ka njoftuar kandidaturën e saj për deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, duke theksuar...

Ansambli “Gurra” triumfon në festivalin “Anadrinia Jehon”

Është përmbyllur me sukses edicioni jubilar i 25-të i Festivalit të Folklorit “Anadrinia Jehon”, i cili për disa net me radhë mblodhi në Dejnë...

Lajmet e Fundit