12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Bashkëpunim shkencor Kosovë-Shqipëri për thellimin e njohjes dhe të kujtesës historike

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi, ka pritur dje kryeshefin ekzekutiv të Arkivit të Kosovës, Bedri Zyberaj.

Fokusi i takimit ishte bashkëpunimi institucional mes Kosovës e Shqipërisë për thellimin e njohjes shkencore dhe kujtesës historike.

Lajmi bëhet i ditur nga Akademia e Shkencave, e cila shprehet se “gjatë takimit u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit midis dy institucioneve për thellimin e njohjes shkencore mbi bazën e burimeve të reja, si dhe për zgjerimin e këtij bashkëpunimi me institucione të tjera që merren me kujtesën historike e kulturore dhe me identitetin kombëtar”.

Po ashtu, bëhet e ditur se në takim ishte edhe dr. Ardit Bido, drejtor i përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë/ATSH.

Bashkëpunim shkencor Kosovë-Shqipëri për thellimin e njohjes dhe të kujtesës historike

Më Shumë

Kosova vazhdon të ngjitet në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar progres historik në ranglistën botërore të FIFA-s, duke arritur pozitën e 78-të, që është rekordi më i lartë deri...

Afër 6 mijë shoferë gjobiten për përdorim të telefonit në Kosovë

Gjatë tre muajve të parë të vitit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 5,878 gjoba ndaj shoferëve që përdornin telefonin gjatë drejtimit të automjetit. Sipas ligjit,...

Lajmet e Fundit