FotoLajm/ Rruga e dëmtuar në fshatin Gjonaj të Hasit

Në fshatin Gjonaj të Hasit është duke vazhduar ndërtimi i ujësjellësit.

Ky investim ka për qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë të pijes për banorët e këtij fshati.

“Deri më tani sipas matjeve është realizuar rreth 70% e punëve të parapara në projekt”, njofton Komuna e Prizrenit.

Banorët e këtij fshati e mirëpresin invetsimet në ujësjellës, mirëpo, janë të shqetësuar me dëmtimin që rruga ka pësuar gjatë punimeve.

Ata i kanë dërguar “PrizrenPress”-it fotografi të gjendjes së rrugës së dëmtuar.

“Po na dëmtohen veturat. Jam detyruar që dy herë me e dërgu veturën tek mjeshtri për shkak rrugës”, tregon një banor i këtij fshati, i cili nuk dëshiron t’i dalë emri në publik.

Ai kërkon nga Komuna që të rregullojnë rrugën që është dëmtuar gjatë punimeve të ujësjellësit.

Më Shumë

Drini i Bardhë e mbyll sezonin me spektakël, 7:0 ndaj TOP Footballit

Drini i Bardhë e ka mbyllur sezonin e parë në Ligën e Dytë me një fitore të thellë, duke mposhtur TOP Footballin me rezultat...

Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Tetë zyrtarë policorë janë dekoruar me "Medalje për Shpëtim Jete" nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në shenjë nderimi për...

Lajmet e Fundit