15.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Telekomi i Kosovës ekzekuton pagat me kohë pas një periudhe të gjatë

Të gjithë punonjësit e Telekomit të Kosovës sot kanë marrë pagat për muajin gusht. Pas shumë muajsh, që kur u shfaqën probleme të theksuara financiare, ku si pasojë ka pasur vonesa disajavore në ekzekutimin e pagesave, është e hera e parë që Menaxhmenti i ri arrinë t’i ekzekutojë pagat në kohën e duhur, saktësisht në ditën e fundit të muajit.

Siç dihet pas bllokimit dhe tërheqjes së mjeteve nga Z Mobile dhe zhbllokimit të xhirollogarive me ndërhyrjen e Qeverisë së Kosovës, situata financiare në këtë ndërmarrje publike është vështirësuar, mirëpo qasja e re e menaxhmenti aktual së bashku me Bordin e Drejtorëve, duken se po jep rezultatet e stabilitetit financiar. Ekzekutimi i pagave është konfirmuar edhe nga kryetar i Sindikatës Profesionale të Telekomit të Kosovës, Muhamet Xhemajli.

“Është e vërtetë që sot na kanë dalë pagat dhe kjo ka ndodhur pas një periudhe të gjatë, kur ka pasur në vazhdimësi shqetësim tek stafi për pranimin e pagës me kohë”, deklaroi kryetari i Sindikatës Profesionale të Telekomit të Kosovës, Muhamet Xhemajli.

Ai ka thënë se mbetet me shpresë se hapat e ndërmarrë nga menaxhmenti aktual, do të ndikojnë pozitivisht në krijmin e një klime më të mirë për përkushtim maksimal nga të gjithë punonjësit, Menaxhmenti, Bordi dhe Aksionari që Telekomi i Kosovës të rimëkëmbet. Qeveria, përkatësisht Ministria e Zhvillimit Ekonomik është angazhuar që t’i ofrojë mbëeshtetje të plotë Telekomit të Kosovës për të tejkaluar sfidat me të cilat është duke u përballur në rrafshin e operimeve teknike dhe financiare. Ministri Blerim Kuçi tha javën që shkoi se pas situatës së krijuar me bllokimin e llogarive të Telekomit dhe zhbllokimit të tyre më pas, ka kërkuar vazhdimisht që të prodhohen disa dokumente që do të tregojnë gjendjen e tanishme dhe të ardhmen e Telekomit, që do të përfshijnë Planin e Biznesit, Planin e Veprimit për Rimëkëmbje të Telekomit dhe Planin për Amortizim të borxheve.

“Kjo është baza mbi të cilën ne do të vazhdojmë më tej për këtë ndërmarrje. Ne besojmë që kapacitetet humane të pashfrytëzuara deri tash brenda kësaj ndërmarrje, do të japin rezultat dhe Telekomi do të këndellet”, tha ministri Kuçi.

Më Shumë

Punime të paligjshme në tokë publike – sekuestrohen eskavatori dhe kamioni në Dedaj të Hasit

Dy persona janë kapur duke kryer punime pa leje, duke uzurpuar dhe dëmtuar një pronë publike në fshatin Dedaj të Hasit . Ngjarja është...

Ilir Cakaj emërohet Administrator i Gjykatës Themelore në Prizren

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), në mbledhjen e mbajtur më 5 shtator 2025, ka miratuar rekomandimin e Komisionit vlerësues dhe me 10 vota unanime...

Lajmet e Fundit