Muharrem Elezkurtaj: Haskuka nuk më zgjodhi drejtor edhe pse isha i Vetëvendosjes

Kuvendari i Vetëvendosjes në Prizren, Muharrem Elezkurtaj, ka kundërshtuar akuzat e opozitës për politizim të arsimit në këtë qytet.

Ai, tregoi se ka qenë në garë për drejtor të gjimnazit “Gjon Buzuku”, mirëpo nuk është zgjedhur.

Sipas tij, edhe pse ka qenë militant i Vetëvendosjes, Haskuka për ushtrues të detyrës ka caktuar Jeronim Susurin.

“Susuri nuk ka asnjë pozitë në Vetëvendosje. Po të kishte shkuar Haskuka me preferencë politike do të më kishte zgjedhur ose caktuar ushtrus i detyrës së shkollës mua, sepse unë jam militant i VV-së”, tha Elezkurtaj,transmeton “PrizrenPress”

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit