Zbulohen prapaskenat: Erdogan kërkoi të fundoste një anije greke, e kundërshtuan ushtarët turq

Tensionet mund të kishin marrë rrjedhë tjetër në Mesdhe disa ditë më parë nga Turqia.

Gazeta gjermane “Die Welt”, duke iu referuar burimeve ushtarake turke, ka bërë një artikull që i referohet një kërkesë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, për të bërë sulm në Mesdhe pa viktima, duke fundosur një anije greke.

Ishin gjeneralët turq që refuzuan, por një prej tyre sugjeroi që të sulmohet një aeroplan grek lufte në mënyrë që piloti të mund të shpëtonte duke përdorur ulësen e emergjencës, shkruan “.Die Welt”.

Artikulli është titulluar “Lufta e llogaritur e Erdoganit”. Thuhet se kjo kërkesë e Erdoganit ka ardhur pikërisht disa ditë më parë, ku tensionet në Mesdhe duket se kanë kapur kulmin, teksa ato i nisi vetë presidenti turk me luftanijet që kanë dalë në Mesdheun Lindor për gaz dhe naftë.

Më Shumë

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Lajmet e Fundit