Rregullohet ndriçimi në fshatin Bardh të Malishevës

Në kuadër të rregullimit të ndriçimit publik në fshatrat e Komunës së Malishevës, dje ka përfunduar rregullimi i ndriçimit publik në fshatin Bardh. Në lëshimin në funksion të ndriçimit publik në këtë fshat, ishte i pranishëm edhe drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, i shoqëruar edhe nga anëtarët e Kuvendit të Komunës, Valon Krasniqi dhe Astrit Sertolli.

“Jemi në fazën e rregullimit të ndriçimit publik në të gjitha fshatrat, në të cilat Kuvendi i Komunës, ka paraparë të rregullohet ndriçimi dhe gradualisht jemi duke e përmbyllur këtë projekt. Mbrëmë kemi përfunduar me fshatin Bardh, ku është rregulluar ndriçimi i paraparë dhe ajo që vlen të theksohet është edhe bashkëpunimi i mirë me banorët e fshatit, të cilët kanë participuar në sigurimin e shtyllave në rrugët ku nuk ka pasur shtylla për vendosjen e dritave. Banorët i kanë siguruar dhjetë shtylla, dhe ky është një shembull i bashkëpunimit të mirë me banorët në realizimin e projekteve, pasi shtyllat nuk kanë qenë të parapara në projekt, por vetëm vendosja e dritave dhe rrymës në shtyllat ekzistuese”, ka sqaruar drejtori Morina, i cili i ka uruar banorët për rregullimin e ndriçimit.

Përndryshe, sipas drejtorit Morina, projekti i rregullimit të ndriçimit publik në vendbanimet e Komunës së Malishevës, është në proces e sipër dhe deri më tani ndriçimi është rregulluar në së paku shtatë fshatra, përderisa vitin e kaluar ndriçimi ishte rregulluar në 18 vendbanime tjera dhe gradualisht, rregullimi i ndriçimit publik nëpër vendbanime po shkon drejt përfundimit.

Më Shumë

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit