Radhë për “Edith” të Albatros Rexhajt

albatros rexhaj panair“Edith”, romani i fundit i Albatros Rexhaj, autor nga Prishtina, ka debutuar suksesshëm në Panairin e 16-të të librit Tirana 2013. Në një atmosferë relaksuese dhe pa protokoll, të mërkurën, në ora 18, shumë lexues u mblodhën te stenda Dudaj dhe e krijuan një atmosferë që rëndom shihet në panairet e vendeve tjera. Lexues të profileve të ndryshme, brezave të ndryshëm, djem dhe vajza, pritën në radhë që ta takonin dhe ta merrnin firmën e autorit.Vlen të ceket se gjatë tërë ditëve të panairit, shkrimtari Rexhaj, e ka një agjendë të ngjeshur të aktiviteteve si në panair ashtu edhe në mediet e Tiranës.

“Jam shumë i lumtur për përkrahjen që po ma japin mediet e Tiranës dhe sidomos për ngrohtësinë që e tregojnë ndaj meje si një shkrimtar që në Tiranë vjen nga Prishtina”, shprehet Albatrosi për KultPlus.

Një ditë më parë, në një auditor të zgjedhur, mes intelektualësh, krijuesish e lexuesve të shumtë, Albatros Rexhaj, promovoi në mjediset e Pallatit të Kulturës “Labëria”, në qytetin e Vlorës, romanin “Edith”. Në këtë takim përshëndetën edhe nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Ilir Banushi, ndërkohë që kryeredaktori i Shtëpisë Botuese “Dudaj”, Sejdin Cekani, u shpreh se “Edith” është një nga botimet më të mira që ka realizuar kjo shtëpi.

Për më shumë se 90 minuta, në këtë mjedis të zgjedhur, u bashkëbisedua rreth krijimtarisë së Rexhajt dhe vlerave të saj, ndërkohë që autori ju përgjigj pyetjeve dhe interesimit të të pranishmëve.

Më Shumë

Hamza nga Malisheva: Bashkë për Kosovën

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se vendit i nevojitet bashkim për të përballuar sfidat dhe për të...

Osmani e Limaj takohen rastësisht në Prizren, i urojnë suksese njëri tjetrit

Në një kafene në Prizren kanë rastisur të jenë në fushatë prijësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani dhe Fatmir Limaj, i cili po...

Lajmet e Fundit