“Dokufest” fton të rinjtë për kampin dimëror

DokuFest6-26“Dokufest” ka hapur ftesën për aplikim për kampin dimëror, në të cilin nxënësit e shkollave të mesme do të kenë mundësinë të xhirojnë filmin e tyre dokumentar dhe ta shfaqin atë në edicionin e ardhshëm të festivalit, në një program special për filmbërësit e rinj. Kampi i parë mbahet nga 4 – 6 janar 2014 në Prizren. Nxënësit do të kenë mundësinë të mësojnë për mendimin kreativ dhe trajtimin kreativ të procesit të shkrimit, hulumtimit dhe zhvillimit të tregimeve për film dokumentar si dhe regjinë, kamerën dhe zërimin, editimin dhe post produksionin.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë nxënësit e shkollave të mesme në Kosovë ndërsa aplikacionet pranohen deri me? 20 Dhjetor 2013.

Kampi është pjesë e programit edukativ të DokuFest, si pjesë e projektit “Shkolla dhe filmi dokumentar”, i zbatuar në bashkëpunim me partnerin e DokuFest, One World Festival të Pragës dhe i mbështetur nga Ndihma Kombëtare për Demokraci NED.

Më Shumë

Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen 130 krerë

Në Delloc të Suharekës, ku blegtorit Isuf Destani i janë asgjësuar 130 krerë dele, të prekura nga sëmundja virale e lisë. Komuna e Suharekës nënvizon...

Prizren: Arrestohet 62-vjeçari i dënuar me mbi 2 vjet burg për mashtrim

Në Prizren është arrestuar një person i kërkuar dhe i dënuar me burg efektiv për veprën penale “Mashtrim”.   Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, zyrtarët...

Lajmet e Fundit