Liverpool, Man United dhe Arsenal vihen pas Griezmannit

Tri skuadra të Premierligës kanë treguar interesim për Antoine Griezmann.

Ylli francez i Barcelonës, Griezmann, duket se pëlqehet shumë në Premierligë.

Raportime të ‘Dailymail’ bëjnë të ditur se Liverpool, Manchester United dhe Arsenal janë pas francezit, transmeton lajmi.net.

Këto tri skuadra nuk kanë bërë ndonjë lëvizje të madhe në këtë merkato, duke mbetur në hije nga Chelsea.

United e shohin Griezmann si alternativë për Jadon Sancho, kurse Arsenal dhe Liverpool e duan si përforcim për sulmin.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë ofertat që mund të shkojnë drejt zyrave të Barcelonës, për Antoine Griezmann.

Më Shumë

Muharremaj falënderon qytetarët e Suharekës për kulturën demokratike

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar maturinë, qetësinë dhe kulturën demokratike të treguar...

Shënohet 148-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe një pikë referimi në rrugëtimin politik e kulturor...

Lajmet e Fundit