9.1 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Marrëveshja e Washingtonit përçan Serbinë me Rusinë, Vuçiq krahasohet me një aktore

Takimi dyditor i delegacionit të Kosovës me atë të Serbisë dhe marrëveshja e arritur nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar përçarje mes zyrtarëve serbë dhe atyre rusë.

E para që filloi këtë përçarje ishte zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakhraova.

Ajo e postoi fotografinë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ulur përballë tryezës së homologut të tij amerikan, Donald Trump dhe poshtë saj një fotografi të aktores Sharon Stone, që në atë rol po merrej në pyetje nga policia.

Postimi i zyrtares ruse nxiti reagimin e drejtorit të të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili tha se Vuçiq nuk ka thënë asnjë fjalë të keqe kundër Rusisë dhe se asaj duhet t’i vijë turp për këtë veprim.

“Ky president nuk e tha asnjë fjalë të keqe kundër Rusisë. Ai president priti për një orë e gjysmë për t’u takuar me presidentin rus dhe nuk kërkoi karrige të veçantë. Unë nuk do të lejoj të sulmoni Serbinë krenare. Turp të kesh!”, u shpreh në Twitter. /Gazeta Sinjali/

Më Shumë

Kampionët vazhdojnë me fitore

Trepça e ka vazhduar serinë e fitoreve në ProCredit Superligë, kësaj radhe duke mundur Rahoveci 029 me shifrat 86:77. ‘Xehetarët’ e nisën fuqishëm ndeshjen, ku...

Super ndeshjen në Prizren e fiton Bashkimi

Në një super ndeshje, super atmosferë dhe shumë rikthime, Bashkimi fiton dramën ndaj GO+ Pejës  78:74, raporton PrizrenPress. Takimi ishte shumë interesant, ku verdhezinjtë e nisën...

Lajmet e Fundit