Muriqi pritet të arrijë të dielën në Itali, e pret vizën e punës

Lazio pret Vedat Muriqin, sulmuesin shqiptar të marrë nga Fanerbahce për 18 milion euor, plus dy bonuse.

Një goditje e shënuar nga Igli Tare disa ditë më parë me klubin turk. Pastaj burokracia e zgjati në kohë.

Dhe pritet që të dielën (13 shtator) futbollisti të mbërrijë në Romë, duke vazhduar më pas në ditët në vijim me ekzaminimet mjekësore.

Ai do të mbërrijë në Romë, do të nënshkruajë kontratën e tij të re, dhe me siguri do të kthehet në Turqi për një vizë pune (si një qytetar jo-BE).

Ndërkohë ekziston dhe çështja e tamponit që do të kryhet para se ai të niset për në Itali.

Më Shumë

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Lajmet e Fundit