Polici nga Suhareka rrah gruan e vëllait

Një grua në Suharekë ka marrë lëndime trupore, pasi është sulmuar nga vëllai i burrit të saj, i cili është zyrtar në Policinë e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Sipas një burimi të Reporteri.net, polici ka qenë jashtë detyrës kur e ka sulmuar kunatën.

“Gruaja është goditur me derën e hyrjes nga vëllai i burrit të saj, zyrtar policor jashtë detyrës me të cilin jetojnë në një shtëpi në kate të ndara”, ka thënë ky burim.

Sipas tij, viktima ka pësuar lëndime në këmbën e djathtë dhe ka marrë tretman mjekësor në QKMF Suharekë.

Rasti është duke u hetuar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Më Shumë

Mot i paqëndrueshëm të shtunën, por me temperatura të këndshme pranverore

Të shtunën në Kosovë,  do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell. Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet...

Trepça fiton edhe finalen e dytë, Bashkimi kërkon rikthimin në Prizren

Trepça ka shënuar edhe fitoren e dytë në serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi mposhti Bashkimi me rezultat 93:83, duke krijuar epërsi...

Lajmet e Fundit