Mbi dy mijë raste aktive me koronavirus, në Kosovë

Gjatë ditëve të fundit numri i të infektuarve me COVID-19 ishte thuajse gjatë gjithë kohës nën 100.

Teksa muajt e kaluar numri i të infektuarve qëndroi shumë gjatë mjaftë i lartë.

Për fat të mirë ditëve të fundit, numri i të shëruarve ishte më i lartë se i të infektuarve.

Sot u shëruan 163 persona teksa u konfirmuan si të infektuar 71 të tjerë.

Por numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 aktiv tani për tani është 2 mijë e 606 raste gjithsej, shkruan Indeksonline.

Që nga data 13 mars kur edhe u konfirmuan rastet e para, në vend u shënuan 596 raste të vdekjeve si pasojë e këtij virusi.

Duhet përkujtuar që Kosova vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19 dh e se situata vazhdon të jetë mjaftë delikate.

 

 

Më Shumë

LDK-ja në Prizren prezanton kandidatët për deputetë

Degë e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, duke theksuar se ata...

27 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Haxhiu: E vërteta për të është detyrim

Sot janë mbushur 27 vjet nga zhdukja me forcë e prof. Ukshin Hotit, intelektualit, mendimtarit politik dhe veprimtarit të çështjes kombëtare. Ushtruesja e detyrës së...

Lajmet e Fundit