14 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Rasti i vdekjes së Agon Musliu, javën e ardhshme intervistohet ish-ministri Vitia

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit Covid-19 nga ana e Qeverisë se Republikës se Kosovës ka pranuar materialet nga Policia kufitare dhe Ministria e Shëndetësisë që kanë të bëjnë me “Qendrën Karantinë” dhe rastin e të ndjerit Agon Musliu.

Komisioni i udhëhequr nga kryetarja e këtij Komisioni, deputetja Mimoza Kusari-Lila vendosi që për mbledhjen e radhës më 22 të këtij muaj të nisin intervistimet me prindin e të ndjerit Agon Musliut si dhe me dëshmitarin tjetër Valdet Hashanit, ndërsa më 23 është paraparë të intervistohen ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe shef i Qendrës Karantinë, Izet Sadiku.

Komisioni po ashtu ka kërkuar nga Ministria e Brendshme që të sjellë materiale të klasifikuara për hyrjet e qytetarëve në Kosovë në bazë të pikave kufitare tokësore dhe ajrore, gjatë kohës kur ishin në fuqi masat për karantinim.

Në bazë të raportit të policisë kufitare në periudhën 18 mars-1 qershor gjatë kohës së izolimit të qytetarëve me masa qeveritare, në Kosovës kanë hyrë 60 mijë persona, ndërsa në karantinë kanë hyrë vetëm 1 mijë e 600 persona.

Më Shumë

Fermerët e Rahovecit kanë nxjerrë në treg prodhimin e ri të trangullit

Fermerët e komunës së Rahovecit kanë dalë në treg me trangujt, ndërsa e konsiderojnë një fillim të mbarë verën e këtij viti. Pikat grumbulluese...

Komuna e Prizrenit nis prokurimin për rehabilitimin e ujësjellësit dhe kanalizimit, vlera 1.5 milion euro

Komuna e Prizrenit ka iniciuar aktivitetin e prokurimit për rehabilitimin e kanalizimit dhe të ujësjellësit në pjesët kryesore të qytetit. Vlera e parashikuar e mjeteve...

Lajmet e Fundit