18.8 C
Prizren
E premte, 31 Tetor, 2025

Dragash: Mungon i pandehuri, shtyhet seanca për blerjen e telefonit të vjedhur

Mungesa e të pandehurit Ardian Sali, i cili po akuzohet se ka kryer veprën penale “pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me anë të kryerjes së veprës penale” ka bërë që të dështoj seanca e paraparë për të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash.

Për të pandehurin  Ardian Sali, gjyqtarja e çështjes Sabaheta Kurteshi, ka deklaruar se nuk ka fakte se është  thirrur në mënyrë të rregullt, pasi që siç është parë nga shkresat e lëndës, ai nuk e ka pranuar thirrjen, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prezent në seancën e paraparë për të mërkurën, ka qenë prokurori Musli Gashi.

Për shkak të mungesës së kushteve ligjore, seanca nuk është mbajtur, ndërsa e njëjta është caktuar për me datën 14 tetor 2020, në ora 11:00.

Përndryshe, sipas aktakuzës së ngritur me datën 18 maj 2020, nga Prokuroria Themelore në Prizren, Ardian Sali, po akuzohet se në mes të muajit maj 2019, në Dragash, nga i mituri SH.Q, blen telefonit e tipit “IPHONE 6S” në shumen prej 30 eurosh, vlerë kjo në disproporcion me vlerën reale të tregut.

I pandehuri e ka ditur se telefoni është i përfituar me anë të kryerjes së veprës penale, pasi që ky telefon  i cili me datën 11 maj 2015, rreth orës 15:30, është vjedhur nga vetura e të dëmtuarit Kenan Fejzullahi, nga fshati Brodosanë.

Me këto veprime, ai dyshohet se ka kryer veprën penale “pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me anë të kryerjes së veprës penale” e paraparë në nenin 333, paragrafi 1, i Kodit Penal të Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Punëtori humb jetën pasi ra nga skelet e një ndërtese në Prizren

Një punëtor ka ndërruar jetë pas rënies nga skeletet e një ndërtese në ndërtim në lagjen “Bajram Curri” në Prizren mesditën e së mërkurës. KLIKO...

Nesër nis shitja e biletave për ndeshjen Bashkimi–Dijon në FIBA Europe Cup

Bashkimi ka njoftuar se nesër, nga ora 10:00, do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen ndaj ekipit francez JDA Dijon, e vlefshme për...

Lajmet e Fundit