14.4 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Sivjet “Zambaku i Prizrenit” pa publik

Festivali tradicional i këngës së lehtë Zambaku i Prizrenit, sivjet shënon edicionin e tridhjetë e një. Për shkak të kushteve të krijuara nga situata e pandemisë COVID-19 dhe masave të përcaktuara për parandalimin e përhapjes së virusit, komuna e Prizrenit ka vendosur që sivjet festivali të organizohet pa prezencën e publikut dhe të transmetohet drejtëpërdrejtë në televizionin publik.

Kjo bëhet e ditur përmes një komunikate të festivalit.

Mbrëmja e Zambakut do të mbahet më 3 tetor 2020 në bahçen e Kino Lumbardhit në Prizren, ku gjithsej do të garojnë gjashtëmbëdhjetë këngë si dhe do të ndahen katër çmime.

Juria Profesionale për shpalljen e këngëve fituese do të bëj përzgjedhjen e tri këngëve më të mira të festivalit për çmimin e parë, dytë dhe tretë, ndërsa të gjithë teleshikuesit do të kenë mundësinë të votojnë online nëpërmjet uebfaqes së festivalit për këngën e tyre të preferuar, e cila edhe do të rrëmbej çmimin kryesor të festivalit atë të Zambakut të Prizrenit.

Nga të gjitha këngët konkuruese të edicionit të 31-të, juria profesionale/seleksionuese e përbërë nga: David Tukiçi – Prof. Kompozitor/Dirigjent (kryetar i jurisë), Mentor Zajmi – Prof. Klarinetist (anëtar) dhe Edon Ramadani – Prof. Dirigjent (anëtar), kanë përzgjedhur 16 këngët garuese të festivalit./21 Media.

Më Shumë

Shën Gjergji bashkon qytetarët e Prizrenit

Festimi i Shën Gjergjit në Prizren po u mbajt me shumë entuziazëm që nga orët e hershme të mëngjesit. Kjo festë tradicionale, e cila shënohet...

“Hasi Jehon” çel siparin, mbrëmë nisi nata e parë e festivalit treditor në Gjonaj

Mbrëmjen e së premtes, në fshatin Gjonaj të Hasit, filloi edicioni i 37-të i festivalit tradicional folklorik “Hasi Jehon”, një nga ngjarjet më të...

Lajmet e Fundit