Kalaja e Prizrenit, punëtorët nuk dolën në punë për shkak të mospagesës

Ndonëse qeveria vendosi t’i lejojë vizitat në muzetë në ambiente të mbyllura, vizitorët e Kalasë së Prizrenit nuk e patën fatin ta vizitojnë muzeun.

Punëtorët e angazhuar në këtë objekte të trashëgimisë kulturore nuk janë paguar me muaj të tërë e nuk patën motiv të dalin në punë as sot, tha udhëheqësi i projektit të kalasë, Shafi Gashi.

Kalaja e Prizrenit mbetet objekti më i frekuentuar nga vizitorët brenda dhe jashtë Kosovës.

Shafi Gashi nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, tha se dita e parë e lirimit të masave dhe e lejimit të vizitave në muze e galeri e gjen muzeun e kalasë së qytetit të mbyllur për arsye se punëtorët nuk janë paguar.

“Stafi që nga dhjetori i vitit të kaluar nuk është pagu”, tha ai për RTK’në.

Sipas Gashit, muzeu i kalasë së Prizrenit është prej më të mirëve në rajon dhe ka artefakte shumë interesante për tu prezantuar.

Më Shumë

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Lajmet e Fundit