Rahoveci përforcohet me Isaiah Traylorin, Ylli kthen Jameel McKayn

Skuadrat e basketbollit në Kosovë kanë nisur të përforcohen për sezonin që pritet të nisë së shpejti.

Rahoveci ka njoftuar të shtunën mbrëma se ka angazhuar basketbollistin amerikan Isaiah Traylor, ndërkohë Ylli ka kthyer Jameel McKayn që luajti me këtë skuadër sezonin e shkuar.

“Isaiah Traylor së fundi djersiti fanellën e skuadrës Lakehead në Kanada, është i gjatë 193 cm, teksa karakteristikë kryesore ka të qenit bartës i ekipit. Për dy sezonet e fundit ishte koshashënuesi më i mirë i skuadrës, me mesatare prej 21.7 pikësh për ndeshje. Traylor pritet të jetë një nga pikat e forta të (trajnerit Bujar) Locit në aspektin organizativ”, ka shkruar Rahoveci në Facebook.

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Lajmet e Fundit