11.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Banorët e fshatit Gjonaj ankohen për rrymë të dobët, KEDS-i nuk merr masa për zgjidhjen e problemit

Banorët e lagjes “Brejza1” të fshatit Gjonaj të Hasit janë duke u përballur me rrymë të dobët.

Ankesat e banorëve të këtij fshati, deri më tash, nuk janë marrë parasysh nga KEDS-i.

Banori i fshatit, Selim Osmanollaj thotë se KEDS-i e ka për obligim që të zgjidh këtë problem.

“Kemi dorëzuar disa ankesa me shkrim, por KEDS-i nuk i ka marrë asnjërën parasysh “, tregon Osmanollaj për “PrizrenPress”.

Osmanollaj ankohet edhe në sjelljen e punëtorëve të KEDS-it.

“ Kur e kemi dërguar ankesën e fundit punëtori i KEDS-it është sjell shumë keq”, tregon ai.

Sipas tij, shumë shtëpi të këtij fshati janë të kyçur në një trafo të vogël.

“Që tri vjet jemi me rrymë të dobët. Dimrit as televizori nuk punon”.

“Ne po detyrohemi të paguajmë rrymën të cilën nuk e shfrytëzojmë”, shprehet Osmanollaj.

Osmanollaj tregon se në stinën e dimrit nga rryma e dobët po prishën shumë pajisje elektrike të shtëpive.

Më Shumë

Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 16 maj do të organizohet tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave rendorë të...

Nait Hasani konfirmon se do garojë për deputet: Po, do të jem në listë

Nait Hasani ka konfirmuar se do të jetë në listën e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit. Hasani tha për Insajderin se do të garojë...

Lajmet e Fundit