17.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Hajrullah Çeku: Pako Emergjente e Qeverisë Hoti është plagjiaturë, e ka shkruar Besnik Bislimi

Deputeti i VV’së, Hajrullah Çeku, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se Pako emergjente e Qeverisë Hoti është kopje e asaj të Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë po ashtu se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po gjen arsyetime që të mos vijë në Kuvend.

“Hoti po gjen arsyetime që të mos ballafaqohet me deputetët në Kuvend. E kemi thirrur në interpelancë për nesër. Të them të drejtën nuk presim që të thotë dicka të re përvec këtyre që i thotë zakonisht. Ai ka gjetur arsyetime që të mos vijë në Kuvend. Por edhe kur ka qenë në seanca ka qenë anemik dhe nuk ka thënë asgjë të vlefshme”, tha ai.

“Kur erdhën në qeveri erdhën me pompozitet. Thanë që janë ekspertë, qeveri e ekspertëve. Ekspertë të ekonomisë, shëndetësisë e kështu me radhë. Kjo ishte arsyetimi për rrëzim të qeverisë. E para ishte flluska e anti-amerikanizmit që e zbuluan vetë. Për menaxhim të pandemisë mos të flasim. Krahasoni pakot emergjente. Ajo është një kopje e Pakos sonë së Rimëkëmbjes të ideuar nga Besnik Bislimi. Një plagjiaturë”, shtoi Ceku. /Express/

Më Shumë

Kuvendari i PDK-së në Prizren, Tarashaj: Limaj duhet të rikthehet në PDK

Kuvendari i Partia Demokratike e Kosovës në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Tefik Tarashaj, i ka bërë thirrje publike liderit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,...

Zhvilloi provën e parë në Eurovision, Alis: Emocione trefish më të forta, ëndërr që po bëhet realitet

Alis Kallaci, fituesi i Festivalit të 64 të RTSH me këngën “Nan” ka ndarë emocionet dhe përjetimet nga prova e parë gjenerale në skenën...

Lajmet e Fundit