10.2 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Situata me COVID 19 në Kosovë: 1 mijë e 294 raste aktive, 632 të vdekur

Momentalisht në Kosovë janë gjithsej 1.294 raste aktive me koronavirus, ka njoftuar IKSHPK’ja.

Dje gjatë ditës instituti ka njoftuar se janë testuar gjithsej 654 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 41 raste pozitive.

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 20 pacientë me koronavirus, 9 janë me oksigjenoterapi
Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali Gjilan dhe 1 rast nga spitali Prizren).

Numri total i rasteve pozitive është 15.855 raste nga 70.873 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 632 raste të vdekjes.

Gjithashtu është bërë e ditur se janë shëruar 73 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 13.929 raste

Më Shumë

Në Epopenë e UÇK-së, Malisheva nderon dhe vlerëson sakrificën e familjes Jashari

Sot në Komunën e Malishevës, me aktivitete të ndryshme zyrtare, ka filluar shënimi i manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, duke dëshmuar kështu nderimin dhe respektin...

Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Nagavc të Rahovecit, ku një veturë ka goditur dy persona të moshës madhore Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit