21.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Haskuka: Kontributi i Agimit në historinë e futbollit të Kosovës është i pazëvendësueshëm

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se me pikëllim e ka marrë lajmin për vdekjen e ish-kryetarit të KF “Liria” dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Bytyçit.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të KF “Liria”, Agim Bytyqi.

“Kontributi i tij në historinë e futbollit të Kosovës është i pazëvendësueshëm”.

“Ai në kohët e vështira të viteve 90-ta, vuri themelet e para dhe priu me guxim si kryetar i parë të Federatës së Futbollit të Kosovës”.

“Të rinjtë kanë shumëçka për të mësuar dhe për të marrë si shembull nga i ndjeri!”.

“Ngushëllime për familjarët, të afërmit dhe gjithë komunitetin e sportit!”, shkruan Haskuka në Facebook./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tre arinj futen në oborrin e një shtëpie në Hoçë të Prizrenit, u vërsulen disa banorëve që i incizonin

Tre arinj janë parë në oborrin e një shtëpie në fshatin Hoçë të Prizrenit. Prezenca e tyre ka krijuar shqetësim te banorët e zonës. TV Prizreni publikoi...

Bashkimi nis serinë finale me humbje ndaj Trepçës

Bashkimi e ka nisur me humbje serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi u mposht nga Trepça me rezultat 94:79 në palestrën “Minatori”...

Lajmet e Fundit