Trusti publikon numrin e kontribuueseve sipas vlerës që kanë llogari

Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ka votuar sot në lexim të parë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Projektligj parasheh plotësimin e një sërë ligjesh, i cili përfshinë edhe tërheqjen e 10-përqindëshit nga vetë qytetarët nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Trusti ka publikuar të dhënat sesa është vlera që qytetarët i kanë në xhirollogaritë e tyre.

Sipas Trustit, rreth 213 kontributpagues kanë deri në 1,000 euro në llogaritë e tyre, apo 33 për qind e kontribuuesve, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, deri 5,000 euro kanë 30 për qind e kontributpaguesve, apo rreth 195 mijë qytetarë.

Deri në 100 euro në llogaritë e tyre në Trust i kanë 105 mijë qytetarë.

Nga numri total i kontribuueseve në Trust, 12 për qind e tyre kanë deri 10 mijë euro.

Deri në 20 mijë euro në llogari kanë mbi 40 mijë qytetarë, kurse mbi këtë vlerë janë rreth 13 mijë qytetarë apo vetëm 2 për qind e kontribuueseve.

Aktualisht sipas Trustit, numri i përgjithshëm i kontribuueseve është 639,264. /Telegrafi/

Më Shumë

Përleshje në Malishevë, një person goditet me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje të ndodhur të martën rreth orës 12:01 në Malishevë. Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Zyrtare: Arian Azemi firmos për dy vite me Bashkimin

KB Bashkimi ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar afrimin e Arian Azemit. “Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht...

Lajmet e Fundit